Përbërësit: 2 patate 1 kuti ton 1 lugë kaperi ½ spec i kuq ¼ qepë e kuqe 10 kokrra ullinj të zinj Limon Kripë Piper Vaj ulliri Majdanoz
Pastrojmë patatet, dhe i presim në copa. I vendosin të ziejnë me ujë dhe kripë, i kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. I vendosim në tas dhe shtojmë ullinjtë e prerë, kaperin, qepën dhe specin e kuq të grimcuar, tonin dhe majdanozin. E rregullojmë shijen me lëng limoni, kripë, piper dhe vaj ulliri.