Ora News - “Pusho shqip” këtë vit, zyrtarizohet sezoni i përbashkët Shqipëri-Kosovë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pushimet e verës në Shqipëri dhe të dimrit në Kosovë! Shqipëria e Kosova, zyrtarizuan nisjen e fushatës ?Pusho Shqip? që do të jetë motoja e këtij sezoni të pazakontë turistik të ndikuar nga pandemia e koronavirusit!

?Pusho shqip? është motoja e këtij sezoni turistik të pazakontë, ku pandemia e koronavirusit detyron turizmin patriotik!

Zyrtarizimi i sezonit mes Shqipërisë e Kosovës bënë bashkë në Shëngjin përfaqësues të dy qeverive.

Rekomandimi është i thjeshtë: Pushimet e verës në Shqipëri dhe ato të dimrit në Kosovë!

Vesel Krasniqi: Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, që pushimet e tyre t?i kalojnë në Shqipëri dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që pushimet dimërore t?i kalojnë në Kosovë.

Për ministrin Klosi, veç njohjes së bukurive të dy vendeve, ky sezon do të jetë edhe vlerësim për biznesin shqiptar që ka investuar qindra milionë euro në këtë sektor.

Blendi Klosi: Të gjithë së bashku të urojmë një sezon të mirë për Shqipërinë. Kurrë më shumë se sa sot ne na duhet të jemi bashkë për të luftuar një armik të padukshëm, që po lufton dukshëm industrinë e turizmit.

Nismës i janë bashkuar edhe operatorët turistikë që thanë s?do të bëjnë ulje në paketat turistikë.

Nga 1 deri më 30 qershor kanë hyrë në Shqipëri 184 mijë turistë të huaj.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/pusho-shqip-kete-vit-zyrtarizohet-sezoni-i-perbashket-shqiperi-kosove

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/TcPm0pDJHp4

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended