Report TV -Dy federatat e basketbollit zyrtarizojnë bashkimin, Shqipëri-Kosovë një ligë e përbashkët

  • 3 years ago
Ekipet profesioniste të basketbollit shqiptar dhe kosovar do të konkurrojnë në një ligë të përbashkët. Dy federatat zyrtarizojnë bashkëpunimin në një ceremoni ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama.

Nga edicioni i ardhshëm 2020-2021, ekipet më të mira profesioniste të basketbollit shqiptar dhe atij kosovar do të konkurrojnë në një ligë të përbashkët. Vendimi i përfolur prej kohësh u zyrtarizua sot në një ceremoni të organizuar nga të dy Federatat, në prezencë të kryeministrit Rama.

Recommended