Shqiperi-Kosove, sezon te perbashket turistik | Lajme - News
  • 4 years ago
?Pusho shqip? është slogani turistik i këtij viti që ka bërë bashkë Shqipërinë dhe Kosovën. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe homologu i tij nga Kosova, Vesel Krasniqi, kanë çelur sëbashku në Shëngjin sezonin e ri. Ata ju kanë bërë thirrje qytetarëve të dy vendeve që këtë vit pushimet verore t?i kalojnë në Shqipëri e ato dimërore në Kosovë.

?Të ndajmë dhe këtë pasuri të madhe kombëtare që kemi e kur më shumë se sa sot në këtë ditë, në të cilën e gjithë bota po vuan në industrinë e turizmit ne na duhet të bëjmë një thirrje të hapur, një thirrje zemre për menaxhim të suksesshëm të këtij sezoni të vështirë?, tha Klosi.

?Unë i ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre t?i kryejnë në plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë?, tha Krasniqi.

Ministri Klosi siguroi se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar si pasojë e pandemisë se koronavirusit, operatorët turistik dhe pushteti vendor i ka marrë të gjitha masat për të patur pushime të qeta dhe pa probleme.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended