Masat për sezonin turistik, patrullime të përbashkëta Shqipëri-Kosovë - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me fillimin sezonit veror ka nisur dhe patrullimi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Siguria rrugore dhe normalizimi i trafikut janë angazhimet kryesore të dy policive, por ndërkohë zëvendësdrejtori i policisë Rrugore të Shqipërisë Skënder Ismaili, bëri të ditur se ndryshe nga vitet tjera patrullimi i përbashkët do të realizohet edhe në pjesën jugore te vendit.?Ne fillojmë patrullimin e përbashkët në gjithë territorin e Republikës të Shqipërisë. Ndryshe nga herët tjera, ne e kemi shtrirë këtë shërbim policor, jo vetëm në rrugën e kombit dhe në Lezhë, por deri në jug të Shqipërisë, pra në Vlorë dhe Sarandë. Kjo për arsye se mjaftë pushues të Kosovës preferojnë bregdetin e jugut. Ne kemi disa vite që organizojmë këtë shërbim të përbashkët dhe rezultatet kanë qenë pozitive nëse nisemi nga gjendja e trafikut rrugor dhe gjendja e aksidenteve rrugore?.Qëllimi i shërbimeve të përbashkëta policore është që ne t?u sigurojmë shtetasve kosovarë, të cilët kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, një siguri maksimale për jetën dhe shëndetin e tyre?.Ndërsa,Drejtori i Divizionit të Trafikut në Drejtorinë e Policisë të Kosovës, Jeton Rexhepi tha se synohet rritja e sigurisë.?Ne si Polici e Kosovës do të mbështesim me 6 turne, do të thotë tri patrulla me 6 zyrtarë policorë dhe 3 automjete. Kësaj radhe, por edhe viteve të kaluara, përpos pjesës nga Morina deri në Lezhë, Shëngjin, Velipojë, do të jetë edhe patrulla tjetër që do të ketë pjesën e Durrësit, të Vlorës, Sarandës, që do të mbulohet bashkërisht me patrulla të dy policive rrugore. Dhe besoj se edhe qytetarët e dy vendeve do të ndjehen shumë më mirë dhe më lirë kur të shohin patrullat të cilat do të ofrojnë sigurinë, përshtatjen e tyre, qoftë në shkuarje dhe në kthim?Patrullimi i përbashkët mes policive mbështetet ne memorandumin qe kane nënshkruar Shqipëria dhe Kosova.
Recommended