Shqipëri-Kosovë, paketë e përbashkët turistike - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Shqipëria e Kosova po punojnë per nje pakete te përbashkët turistike. Ministri Blendi Klosi dhe ministri i tregtisë dhe industrisë së Kosovës, Bajram Hasani, janë dakortësuar për realizimin e një oferte ne te cilën mund te përfshihen edhe vendet e rajonit.



?Ne jemi për bashkëpunim sidomos me shtetin shqiptar, sepse ka mundësi për fushën e bashkëpunimit edhe sa i përket turizmit. Biseduam që në fillim të sezonit së vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëjmë hapjen e sezonit turistik dhe t?i japim një mesazh dhe t?i ftojmë të gjithë turistët të na vizitojnë dhe se ka shumë vend për të na vizituar edhe turistët nga shteti shqiptar.?



Ministri Klosi, tha se kosovaret vazhdojnë t?i qëndrojnë besnik bregdetit shqiptar.



?Kemi një besnikëri të shkëlqyer të familjarëve për të vizituar bregdetin shqiptar dhe ata me këtë besnikëri kanë përzgjedhur sivjet bregdetin shqiptar. Në Shqipëri 600 mijë familjarësh kosovarë që kanë hyrë nga 1 janari deri më 1 korrik sikurse vitin e kaluar, pavarësisht kushteve atmosferike që kanë qenë shumë të këqija. Në Shqipëri ka një shtim prej 17 për qind nga viti i kaluar?



Sipas ministrisë së Turizmit, nga muaji janar deri në korrik, në Shqipëri kanë hyrë 600 mijë shtetas të Kosovës, edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë favorizuese.
Recommended