Tregu i përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova dhe Shqipëria kanë ngritur komitetin drejtues për krijimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri - Kosovë. Në një vizitë zyrtare që Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri pati në Kosovë është rënë dakord që të krijohen kushtet e duhura ligjore, financiare dhe teknike që Shqipëria dhe Kosova të kenë përfitime në këtë fushë. Dy çështjet kryesore ku do të përqendrohet përfitimi janë: Shkëmbimi i energjisë kur të dy vendet kanë prodhim të pakët dhe fuqizimi i në tregun ndërkombëtar nga ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kv.Komiteti drejtues i tregut të përbashkët do të mblidhet çdo 3 muaj deri në konkretizimin e projektit. 90% e energjisë që prodhohet në Shqipëri vjen nga burimet hidrike, ndërsa e njëjta shifër në Kosovë prodhohet nga ato të qymyrit. Kjo u lejon të dyja vendeve që në kushte thatësire të arrijnë të ndihmojnë njëra - tjetrën duke përfituar miliona dollarë.
Recommended