Ora News - I arrestuari i dy atentateve “kyç” gojën, mohon implikimin në atentatin ndaj Billës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjekson pusi i arrestuar për atentatin ndaj nipit të deputetit të PS-së dhe për atentatin ndaj Hekuran Billës ka mohuar të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit. Edhe pse shok i ngushtë me ekzekutorin e dyshuar Viktor Marku, ai është shprehur se natën e ngjarjes ka qenë në Shkodër. I riu ka refuzuar të japë detaje për atentatin e dështuar ndaj nipit të deputetit të PS-së.

33-vjeçari Gjekson Pusi I arrestuar të martën, për dy atentate edhe pse ndodhej në arrest shtëpie, ka mohuar të ketë marrë pjesë në realizimin e vrasjes së Hekuran Billës me 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit në Kryeqytet.

I riu Pusi është shprehur para grupit hetimor, që natën e atentatit ka qenë në qytetin e Shkodrës dhe jo siç akuzohet, në kryeqytet.

33-vjeçari ka lidhje shoqërore të ngushtë me Viktor Markun, të dyshuarin kryesor si ekzekutor i Billës, por para hetuesve ai është shprehur se pavarësisht shoqërisë, kishte kohë që nuk e kishte takuar.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, policia ka në dorë pamje filmike sipas të cilëve dokumentohet se i riu ka qenë mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e komunës së parisit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/i-arrestuari-i-dy-atentateve-kyc-gojen-mohon-implikimin-ne-atentatin-ndaj-billes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended