Ora News - Mijëra gjoba ndaj shoferëve në Tiranë për dy ditë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle të rrepta tek Autoshkollat në dy ditët e fundjavës. Në kuadër të planit Operacional ?Tispol 2018?, janë arrestuar në flagrancë 27 shoferë, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të pa papajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, janë pezulluar 124 leje drejtimi, nga të cilat 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 33 për shkelje të tjera.

Një numër i madh masat prej 570, janë vënë për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal, ndërsa 346 shoferë janë gjobitur për përdorim celulari.

Gjithashtu, policia ka vendosur 120 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mijera-gjoba-ndaj-shofereve-ne-tirane-dy-dite

Recommended