Ora News - Identifikohen dy viktimat dhe i plagosuri në atentatin e Vlorës

  • 5 years ago
#oranews

Dy persona janë vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë.

Ngjarja është shënuar në orët e mesditës, teksa personat janë qëlluar ndërsa kanë qenë në mjetin e tyre.

Viktima janë identifikuar si Arjan Hasani dhe Orest Rexho. Ky i fundit mësohet se është pronar i një lokali në lagjen "24 Maji" e njohur ndryshe si lagjja "Çole".

Raportohet se mjetit në pronësi të Arjan Hasanit i është prerë rruga 200 metra para se të dilte në rrugë kryesore dhe është qëlluar me armë ndaj tyre.

I plagosuri Armando Sulejmani është transportuar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Burimet bëjnë me dije se ka marrë dy plumba, një në krah dhe një në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet. Forcat policore kanë ngritur postoblloqe në disa pika kryesore të qytetit për kapjen e autorëve.
Armando Sulejmani i cili mbeti i plagosur sot në një atentat me armë i kishte shpëtuar një tjetër atentati në 23 maj 2016.

Atentati ndaj tij ndodhi në hyrjen e pallatit ku ai banonte, teksa ishte duke zbritur nga shtëpia në oborrin e pallatit.

Sulejmani u plagos në dorë. Errësira ndihmoi edhe 2 atentatorët e maskuar të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Teksa u tha se njëri prej tyre është plagosur pasi edhe Sulejmani ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar ndaj tyre.

Informacioni paraprak i policisë

Pak minuta më parë në lagjen "Ujë i Ftohtë", Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.

Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.

Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended