Top News - SHBA, gjykata supreme/ Vendim historik për abortin

  • 4 years ago
Në një vendim të konsideruar si gati historik, Gjykata Supreme në SHBA e cilësoi jokushtetues ligjin që kufizon abortet në Luiziana. Ligji kërkonte që mjekët që bënin aborte të privilegjonin spitalet afër, e kjo për gjykatësit coi drejt një ngarkese të padrejtë për gratë. Kreu I Drejtësisë John Roberts u bashkua me gjyqtarët liberalë në vendimin e marrë 5-4 I cili qe një grusht I fortë për grupet kundër abortit.Gjykata kishte ndjekur një politikë të ngjashme në Teksas në 2016, por kjo është cështja e parë madhore për abortin e vendosur prej saj gjatë presidencës Trump. Ligji i Luizianës i vitit 2014 thoshte që mjekët të privilegjonin spitalet brenda 48 km nga vendi ku praktikonin profesionin e tyre, dhe kjo u argumentua me pretendimin se bëhej për të mbrojtur gratë. Por kritikët thanë se ligji i diskutueshëm kufizonte numrin e personave që e ofronin këtë shërbim në shtetin në fjalë, duke shkelur të drejtën e grave për një abort. Majin e një viti më parë, disa shtete amerikane vendosën kufizime të reja ndaj abortit, duke inkurajuar kështu kundërshtarët e tij për mundësinë e sfidimit të vendimit të vitit 1973 të Gjykatës së Lartë, që vendoste të drejtën kushtetuese të grave për abortin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Recommended