Top News - Programi për emigrantët/ Gjykata Supreme rrëzon Donald Trump

  • 4 years ago
Ata që njihen si ?dreamers?, apo ëndërrimtarët, kanë përshëndetur vendimin e gjykatës supreme amerikane, që refuzoi përpjekjen e presidentit Donald Trump, për ti dhënë fund programit që mbron emigrantët pa dokumente që kanë hyrë në SHBA, kur kanë qenë minorenë.


Sipas tyre, gjykata supreme vendosi të qëndronte në anën e duhur të historisë, kur bllokoi lëvizjen e administratës Trump për ti dhënë fund programit të erës Obama, që mbronte emigrantët e rinj të hyrë ilegalisht në SHBA kur ishin fëmijë, nga deportimi.

Në vendimin e gjykatës për rreth 650,000 imigrantë të rinj thuhet se ata mund të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në SHBA pa pasur frikë nga deportimi. Megjithatë, në vendimin e Gjykatës Supreme, këtyre të rinjve nuk iu garantohet se do të mund të përfitojnë shtetësinë amerikane. Presidenti Trump menjëherë ka reaguar pas këtij vendimi, duke thënë se gjykata ka lëshuar ?vendime të tmerrshme? kundër Republikanëve dhe konservatorëve.

Në shtatorin e vitit 2017, administrata Trump deklaroi se do t?i jepte fund programit të ashtuquajtur DACA, që mbron të rinjtë imigrantë, që janë pa dokumente. Ky ishte edhe njëri ndër premtimet e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore. Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama kishte prezantuar skemën DACA përmes një urdhri ekzekutiv më 2012, pasi Kongresi amerikan për vite me radhë kishte dështuar të miratonte një reformë mbi imigrimin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#Dreamers#TopChannel

Recommended