Top News - 10 vite burg Koçerrit/ "Habilaj" dënimi i parë në Shqipëri

  • 4 years ago
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 10 vite burg Armando Koçerrin i akuzuar si pjesë e grupit Habilaj. Koçerri është personi i pari i dënuar në Shqipëri për grupin Habilaj që akuzohet se ka kultivuar dhe trafikuar sasi të mëdha kanabis nga Shqipëria për në Itali. Tre vite më parë këtij grupi iu kap në fshatin Babicë të Vlorës një sasi rekord 4 ton kanabis. Kjo sasi u kap në shtëpinë e Armando Koçerrit që është përdorur si magazinë hashashi, sikurse u konstatua edhe pas përgjimeve ndaj Habilajve, kur policia sekuestroi gati katër tonë lëndë narkotike. Në këtë kuptim thanë prokurorët gjatë gjyqit i dyshuari ka ndihmuar grupin kriminal të Habilajve për të trafikuar kanabis drejt Italisë. Përveç bllokimit te ngarkesës e cila u zbulua ne kulmin e hetimeve qe po kryheshin ndaj Habilajve, akuza solli si elemente plotësues edhe përgjimet telefonike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Habilaj#Koçerrit#Burg#TopChannel

Recommended