Biznesi amerikan, korrupsioni, klima politike sjellin klimë të përkeqësuar të të bërit biznes
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Indeksi i besimit të bizneseve amerikane që operojnë në Shqipëri ka shënuar uljen më të thellë të 8 viteve të fundit. Kreu i dhomës amerikane tha se korrupsioni, klima politike dhe monopolet kanë sjellë një klimë të përkeqësuar të të bërit biznes, ndërsa ambasadorja Yuri Kim, kërkoi zgjidhjen e menjëhershme të situatës.

Korrupsioni, klima politike, monopolet dhe tregtia e pandershme kanë ulur në pikiatë indeksin e besimit të bizneseve amerikane përgjatë vitit 2019, duke shënuar rënien më të thellë në 8 vitet e fundit.

Teksa prezantoi gjetjet e studimit të kryer nga dhoma amerikane e tregtisë, presidenti Enio Jaço, theksoi se rezultatet e dobëta, nuk përfshijnë efektet e krijuara prej pandemisë së koronavirusit.

?Probleme që kanë të bëjnë me procedura, me mënyrën e prokurimit të tenderave. Ne duhet ta trajtojmë të gjithë bashkë.?

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, pati një thirrje të drejtpërdrejtë për qeverinë, duke theksuar se shqiptarët kërkojnë zgjidhje për përmirësimin e situatës dhe jo fajtorët.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bizneset-humbin-besimin-shenojne-uljen-me-te-thelle-te-8-viteve-te-fundit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended