Report TV -Financat 10 mln € kredi nga BB për gratë në biznes, Denaj: Të luftojmë pabarazinë në paga

  • 4 years ago
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka nënshkruar në Vjenë, një marrëveshjen me Bankën Botërore për marrjen e një kredie në vlerën e 10 milionë euro për programin e barazisë gjinore dhe aksesin e grave në ekonomi. Denaj ka sqaruar sot në Samitin e Grave në Biznes se kjo do të ndihmojë femrat në aktivizimin më të madh në ekonomi.

?Janë 15.781 të regjistruara në 2019, dhe 5.089 ose 32% e tyre administrohen nga zonja. Një nga dy kontratat e kredisë të cilat do të ndihmojnë në veçanti ministrinë e Financave por edhe politikëbërjen për të rritur përfaqësimin e grave ndaj pronave dhe për të rritur zërin e saj vokal në kontekst të sipërmarrjes?, tha Denaj.

Recommended