TV Ora - Gra në biznes, të dënuara e të dhunuara bashkohen në një panair
  • 5 years ago
#tvora

Ambasada e Holandës në Tiranë hapi dyert për panairin e grave në biznes. Diplomatja përfaqësuese e Holandës në Tiranë tha se forca e grave dhe puna e tyre mund të sjellë ndryshim radikal në shoqëri. Pjesëmarrëse në ekspozitë ishin gra në biznes por edhe përfaqësuese të komunitetit rom dhe egjiptian.

Ambasada e Holandës në bashkëpunim me Organizatën Together for Life, organizoi panairin e grave në biznes.

Në këtë aktivitet morën pjesë gra ne biznes, vajza e nëna të dhunuara, apo autore krimesh që kanë kryer dënimin bashkë me përfaqësuese të komunitetit rom dhe egjyptian.

Ato shpalosën punën e tyre dhe ambicien se për t?ia dalë mbanë duhet punë dhe se ndërveprimi mundet të krijojë një të nesërme.

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, shprehet se forca e grave dhe puna e tyre mund të sjellë ndryshim radikal në shoqëri.

Guusje Korthals Altes: Besojmë në fuqinë që gratë dhe burrat kanë kur punojnë për një botë me barazi gjinore. Dhënia e mundësisë grave për të shfrytëzuar këtë potencial është një investim që është në të mirë të të gjithëve, në të mirë të botës por edhe brezave të ardhshëm.

Punimet artizanale, qëndismat aksesorët dhe kartolinat e realizuara nga gratë pjesëmarrëse u ekspozuan në ambientet e Ambasadës holandeze në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gra-ne-biznes-te-denuara-e-te-dhunuara-bashkohen-ne-nje-panair

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended