Përbërësit: 300 g miell 100 g kos 1 vezë 30 ml vaj ulliri Kripë Fryrës keku 100 g mozarella 100 g djathë gouda 300 g spinaq
Hapim miellin dhe shtojmë me rradhë, kosin, vezën e rrahur, vajin e ullirit, kripën dhe fryrësin. Brumin e ndajmë në 6 pjesë dhe i hapim petë sa pëllëmba e dorës, i mbushim me spinaq pasi e kemi kaurdisur në tigan me vaj ulliri dhe djathrat e copëtuar. I mbyllim anët me pirun dhe i lyejmë me të verdhe veze dhe susam. I pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 20 minuta.