Përbërësit: 100 g oriz karnaroli 1 qitro 1 degë selino 1 karotë 1 qepë 20 ml Vaj ulliri 100 g oriz Piper i zi Kripë 100 ml verë e bardhë 200 g karkaleca të vegjël Rozmarinë
Qitron e pastrojmë nga lëkura dhe e presim në copa. Presim imët qepën ,karotën, selinonë dhe i kaurdisim me vaj ulliri disa minuta. I rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë orizim, e skuqim disa minuta dhe e shuajmë me verë, shtojmë ujë ose lëng perime derisa orizi të ziejë plotësisht. Në tigan me pak vaj ulliri kaurdisim karkalecat, shtojmë lëngun e qitros dhe i shtojmë te orizi. Gjithashtu shtojmë edhe copat e qitros dhe pak rozmarinë.