Përbërësit: ½ pulë 250 g miell 2 vezë Gjalpë Kripë Piper i zi Hudhër
Vendosim pulën të ziejë në ujë me kripë. Hedhim në tavolinë miellin, shtojmë kripë dhe vezët e rrahura. Formojmë me duar thërrime brumi të cilat i kaurdisim në tigan me gjalpë derisa të marrin ngjyrë. Vendosim në tavë copat e pulës, thërrimet e skuqura, piper të zi dhe hudhra të copëtuara. Shtojmë lëngun e pulës dhe e pjekim në furrë për gati 40 minuta me 180 gradë. E shërbejmë të ngrohtë.