Wake Up/ "Lufta" rektorat-dekanat në UT po mban peng diplomat e studentëve dhe sistemin Universitar

  • 4 years ago
Muaji qershor nuk ka qenë i qetë përsa i përket sistemit arsimor në Shqipëri dhe ngjarjeve që kanë shoqëruar të rinjtë, si ata që do të shkojnë në universitete, por edhe ata që tashmë janë studentë apo e kanë përfunduar atë. Në mesin e muajit qershor , kemi parë studentë të shumtë se si kanë protestuar për tarifat e masterit të cilat shkojnë nga 500- 2000 euro. Të rinjtë kanë kërkuar të rivlerësohen këto tarifa sepse familjet e tyre nuk i përballojnë dot shpenzimet për shkak të pandemisë por nga ana tjetër vetëm disa ditë më parë ministria e arsimit ka reaguar se ju ka ardhur në ndihmë studentëve me " Paktin për Universitetin'' dhe ju takon bordeve të administrimit të vendosin se si do të veprojnë me fondet e alokuara. E krahas studentëve që do të përballen me këto tarifa, të cilat duhet të paguhen sepse në të kundërt nuk hyjnë në provime, janë edhe të rinjtë që këtë vit do të regjistrohen në universitetet publike për të ndjekur profilet e shumta që ata kanë zgjedhur, Mesa duket edhe për këta do të ketë ndryshime kur të fillojë gara për aplikimin në institucionet e arsimit të lartë, pasi këtë vit një vendim i këshillit të ministrave përcakton se mesatarja për të hyrë në universitete duhet të jetë të paktën 7 ndërkohë që për degën e mësuesisë duhet të jetë 8. Rigels Xhemollarin nga " Qëndresa Qytetare" e cila është bërë zëri i të rinjve të këtyre problematikave tha se një nga problemet aktuale është që për interesa personale mosmarrëveshjet mes rektorit dhe dekanit të Universitetit të Tiranës po mbajnë peng dhënien e diplomave për studentët. "Ne u kemi lënë 10 ditë afat kohë për ta zgjidhur këtë ngërç. Studentët po presin diplomat për të filluar punë apo dhe për të kryer studimet master jashtë apo brenda vendit dhe këto diploma nuk u jepen për mosmarrëveshjet që kanë dy persona me njëri-tjetrin për interesa tenderash?- tha Xhemollari.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended