ASH: Koalicioni gjyqësor BDI-VMRO mban peng sistemin e drejtësisë

  • 4 years ago
Aleanca për shqiptarët kërkon veting urgjent për çlirimin e pushtetit gjyqësor nga ndikimi i pushtetit ligjvënës dhe ai ekzekutiv, si dhe lirimit të tij nga uzurpimet partiake që po dëmtojnë një sistem të tërë të drejtësisë. Zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti akuzoi BDI-në se manipulon me kërkesë false për veting. Ai tha se për vetting të mirëfilltë do të kërkojnë ndihmën e BE-së me qëllim që sistemi i drejtësisë të çlirohet nga gjykatësit dhe prokurorët e politizuar e të korruptuar, që janë në shërbim të klientelizmit partiak politik, dhe jo në interes të sistemit të drejtësisë. ASH vlerëson se sistemi i drejtësisë në vend po mbahet peng nga koalicioni BDI-VMRO