Përbërësit: 300 g miell 100 g kos 1 vezë Kripë Fryrës ose sodë
Hapim miellin dhe shtojmë me rradhë, kosin, vezën e rrahur, kripën dhe fryrësin. Brumin e ndajmë në 2 pjesë dhe i hapim petë me trashësi ½ cm, i presim në copa dhe i skuqim në tigan me vaj nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë. Bluajmë në blender puretë e perimeve : - patëllxhanë të pjekur , majdanoz, hudhër, vaj ulliri, kripë, piper , uthull - speca të pjekur , majdanoz, hudhër, vaj ulliri, kripë, piper , uthull - qiqra të zier , majdanoz, hudhër, vaj ulliri, kripë, piper , lëng limoni