Top News - Paralajmërimi, Britani/ Bëhuni gati për valën e dytë!

  • 4 years ago
Krerët e shëndetit publik në Britaninë e Madhe kanë kërkuar një rishikim urgjent të situatës, për të përcaktuar qartë sipas tyre nëse vendi është i përgatitur siç duhet për "rrezikun e vërtetë" të një valë të dytë të koronavirusit.

Në një letër të hapur, botuar në British Medical Journal , ministrat u paralajmëruan se do të nevojiten veprime të shpejta për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetës. Drejtuesit e Kolegjeve Mbretërore të Kirurgëve, infermierëve, mjekëve dhe mjekëve të përgjithshëm kanë vënë të gjithë firmën e tyre në këtë letër. Lëvizja vjen pasi Boris Johnson njoftoi ndryshime masive të masave izoluese në Angli. Kryeministri tha një ditë më parë se pub-et, restorantet, kinematë e parukeritë do të jenë në gjendje të rihapen nga 4 korriku. Rregulli i distancës sociale prej 2 metrash do të zëvendësohet me normën e një ?metri plus? , që do të thotë se njerëzit duhet të qëndrojnë të paktën 2 metër larg aty ku është e mundur, por në të kundërt, mund të mjaftohen edhe me distancën e një metri. Maskat ndërkohë vazhdojnë të këshillohen.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BritishMedicalJournal#TopChannel

Recommended