Gati spitali i ri, Rama-Manastirliu: Forcojmë kapacitetet për të përballuar një valë të dytë
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar strukturën e re spitalore, e cila tashmë ka përfunduar me standarte bashkëkohore dhe do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19.


?Kapaciteti i këtij spitali është 100 shtretër. Janë 50 shtretër me oksigjen përfshirë këtu edhe terapinë intensive. Është strukturë që na rrit kapacitetet spitalore për përballimin e situatës. Në skenarët tanë kemi planifikuar në total 500 shtretër në 4 spitale COVID, në kuadër të përgatitjes për përgjigjen ndaj COVID19?, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se kjo strukturë strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit turistik ose nëse do të ketë një valë të dytë të COVID19 në vjeshtë.

?Kemi përballuar me sukses Covid19 deri tani, ndërkohë që kemi marrë masat për zgjerimin e kapaciteteve qoftë për testimet, për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale dhe për strukturat spitalore?, tha Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

Duke folur për hapjen e kufijve, Manastirliu tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nuk do të ketë testime për qytetarët që hyjnë në Shqipëri.
E pyetur për shtrirjen e testimeve serologjike në popullatë, Manastirliu u shpreh se testimi do të vijojë edhe tek qytetarët, sipas një kampionimi dhe për këtë është gati një plan që pritet të miratohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në komunikimin me gazetarët, Manastirliu tha se janë marrë të gjitha masat që testimet të mos mungojnë në zbatim të strategjisë së miratuar, ndërkohë që është rritur dhe stoku i materialeve të mbrojtes personale dhe po vijon puna për forcimin e kapaciteteve spitalore.

Deri tani janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#OgertaManastirliu#TopChannel
Recommended