Ora News – Bëhuni gati për dimër në teatër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sezoni i ri në Teatrin Kombëtar sjell 14 premiera dhe rikthen regjisorët Ilir Bokshi e Arben Kumbaro. Godina që po shkon drejt degradimit total do të vazhdojë të përdoret me kapacitet të plotë edhe deri në të dalë të dimrit. Publiku nuk do ta ketë të lehtë
Sezoni i ri në teatror 2017-2018 ka nisur tashmë prej 21 shtatorit. Kalendari i plotë është prezantuar nga drejtori Hervin Çuli, bashkë me sloganin ?Teatri Kombëtar?, teatri i të gjithë shqiptarëve?. Që do të thotë se teatrot e rretheve do të jenë pjesë e këtij sezoni dhe do ta çojnë në 14 numrin e produksioneve.
Çuli: Për të dhënë sa më shumë hapësira dhe për ti bërë aktorët e rretheve që të gjenden sa më afër Teatrit Kombëtar. Këto janë produksione që do ta kenë premierën e tyre në radhë të parë në rrethin përkatës , pra në Shkodër, Korcë dhe Durrës dhe pastaj do kenë premierat e tyre edhe në TK.
Skena e këtij viti ka vend për të gjithë: për Nil Sajmonin dhe Naun Shundin, për Aleksandër Dymanë dhe Ferdinand Hysin, për Shekspirin dhe Bashkim Hoxhën, gjithçka që Teatri Kombëtar ka arritur të mbledhë përtej Tiranës dhe përtej kufijve shqiptarë. Rikthehet Ilir Bokshi nga Kosova me pjesën ?Frankenshtajn? të Meri Shellit dhe Arben Kumbaro me ?Engjëjt e Amerikës? nga Toni Kushner.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/behuni-gati-per-dimer-ne-teater/

Recommended