Debate për shfaqjet në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, artistët: Ne kemi teatër mesatar

  • 6 years ago
Debati artistik për tre shfaqjet e ngjitura në skenë në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove, ?Senatori Fox? i teatrit të Vlorës, ?Pirro? i teatrit të Gjirokastrës dhe ?Qielli i heshtur? i teatrit të Metropolit solli në vëmendje disa nga problematikat e mëdha, që teatri shqiptar has çdo ditë. Mungesa e kritikës së institucionalizuar, repertori i varfër, por edhe cilësia mediokre e mesatare e shfaqjeve janë vetëm disa prej tyre.

Repertori ka larminë e vet, që nga veprat e mira dhe vepra jo të dëshiruara për kohën. Ka diçka në vlerat e spektaklit, por e ndryshon diçka tjetër. Për shfaqjen e Vlorës nuk jam dakord për përzgjedhjen e pjesës, mjetet shprehëse janë tejet të konsumuara të viteve ?50. Këto mjete shprehëse tejet të konsumuara krijojnë një pavërtetësi edhe pse në linja krijohen tipa, si nga Jorgaq Tushe, Astrit Mamaj etj.

Miho Gjini, kritik arti
Mendoj se nuk mund që të paragjykojmë një regjisor apo një trup përzgjedhjen e tekstit, sepse tekstet që janë shkruar e kanë fituar të drejtën për t?u vënë në skenë edhe për t?u rivinë. Jam i sigurtë që ky tekst është vënë. Por unë them se mund të gjykojmë trupën edhe regjisorin për mënyrën sesi e ka vënë këtë vepër. Çdo regjisor sjell metodikën edhe shijet e tij, fatkeqësia është e aktorëve që përdorën më shumë si mjete edhe kemi këtë realitet.

Armand Bora, regjisor
Është një mënyrë e gabuar e krijuar në teatrin shqiptar. Regjisorët, stafi krijues mendojnë çfarë do të thotë kolegu im tani, kur të dalë në shfaqje. Kjo ka krijuar një ngërç në mënyrën tonë të menduarit për teatrin. Unë kështu mendoj, sigurisht që kritika ka punën e saj, por shfaqja shkon për spektatorin. Nëse spektatori të del nga salla, kritiku duhet që të mbërrij edhe tek analiza, përse del? Ne diskutojmë në bazë të eksperiencave tona profesionale, jo për të vënë trupën para togës. Kështu e shoh unë diskutimin. Ne jemi këtu për të ndarë eksperiencat tona, jo për të bërë mësuesin e gjykatësin.

Recommended