“Zogu i Zi” në teatër, regjisori Vepra kalon me elegancë në tema të nxehta, në qendër ka dashurinë
  • 5 years ago
Historia e dashurisë tragjike mes një 12-vjeçareje, Unës dhe një 41-vjeçari, Reit, në shfaqjen ?Zogu i Zi? i David Harrower, do të shoh dritën e skenës në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Nën petkun e personazheve kryesorë luajnë Laura Nexha dhe Alfred Trebicka. Gjithçka rifillon 15 vite pas ngjarjes që ka ngrirë në kohë, duke shkatërruar jetët e dy njerëzve, që u përfshinë në këtë marrëdhënie intime, e cila konsiderohet edhe më e komplikuar se marrëdhënia e një abuzuesi me viktimën. Regjisori Kiço Londo teksa rrëfen se është njohur për herë të parë më këtë vepër para 12 vitesh, shton, se ajo që e ngacmon më shumë është delikatesa më të cilën autori trajton këtë temë, që synon të ngrejë debate për kufij, sidomos ligjor.

?Ngjarja e veprës është shumë delikate. Ka dy aspekte. Së pari, është aspekti njerëzor i marrëdhënies së një vajze të re me një burrë mesatar në moshë, që të çon menjëherë në mendje tek raporti i abuzuesit me viktimën. Natyrisht që aspektin ligjor është kështu, sepse ka një ?abuzim?. Por në fakt optika e dramaturgut të madh skocez është matanë kufijve ligjor, sepse futet thellë njerëzore, në luhatjet e thella shpirtërore edhe psikologjike. Takimi pas 15 vitesh kur vajza është 27 vjeçe edhe burri është 56 vjeç, moment që fillon edhe vepra. Është një takim që fillon si një ngërç, që gradualisht ne fillojmë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur 15 vite më parë, e cila edhe përse i ka prindërit është lënë në harresë. Edhe të një mashkulli që ka një lidhje formale?, thotë regjisori Kiço Londo.

Londo mendon se vepra edhe ngjarja nuk janë një kërkim, por janë një zbulim i madh. Pasi edhe përse vepra është shumë delikate, ai shton se nuk bëhet fjalë për abuzues dhe viktimë, e aq më pak për pedofili.
Recommended