Audicione për shfaqjen ‘Xhelatët’ në teatër, regjisori: Ekziston një lloj paragjykimi

  • 5 years ago
Shfaqja ?Xhelatët? e autorit Martin McDonagh do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Gjatë këtyre ditëve regjisori Qëndrim Rijani, i cili jeton edhe punon në Maqedoni, ka nisur audicionet për rolin e Shirlit në ambientet e ArTurbinës. Aktorët e tjerë, që do të luajnë në këtë shfaqje ku mes tyre janë edhe Ndriçim Xhepa edhe Lulzim Zeqja janë përzgjedhur në bashkëpunim me institucionin. Regjisori teksa na rrëfen arsyen, se përse sjell në skenë një vepër, si ?Xhelatët?, na shpjegon edhe përse është duke bërë audion vetëm për një rol, atë të Shirlit

??Xhelatët? është një vepër që është shumë e vonshme e Martin McDonagh. Është një ndër kryeveprat botërore, e vitit 2015, por që në vetvete ka një aktualitet të tmerrshëm me Shqipërinë. Vepra trajton dënimet me varjet pa gjyq në Angli, që paralelizuar me ngjarjet në Shqipëri gjatë kohës së kombinimit është shumë aktuale. Përse vetëm për rolin e Shirlit, sepse Shirli është një vajzë 15-vjeçare. Ndonëse unë i njoh shumë mirë aktorët shqiptarë edhe shfaqjet në Shqipëri i ndjek rregullisht shfaqja kërkon një aktore shumë të re, të cilët unë nuk e kam parë në këto shfaqje?, shprehet Qëndrim Rijani.

Rijani përvecce kërkon që aktroja që do të përgjedhë, të ketë cilësitë që kërkon autori i veprës, McDonagh, shton edhe se duhet patjetër që të jetë edhe e guximshme

?Mua më duhet një aktore shumë e re, që mund të luajë edhe një skenë përdhunimi. Pikërisht kjo është arsyeja, sepse duhet që të bëj audicion. Vepra në vetvete ka shumë role të vështirë, sidomos me dhunën. Do të futen edhe histori të vërteta, të kuruara?, shton regjisori.

Recommended