Ora News - Kumbaro: Vullnet politik për të ndërtuar një teatër të ri
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se ka një vullnet politik për të ndërtuar një teatër të ri, në truallin e teatrit ekzistues.

E ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News, Kumbaro shpjegoi se nga të gjitha studimet ka rezultuar që kostoja e rikonstruksionit të godinës aktuale është e madhe dhe nuk do të kënaqte standardet e kërkuara.

Mirela Kumbaro: Ne kemi vullnet politik të vendosur për të ndërtuar një teatër të ri Kombëtar në të njëjtin truall ku është sot Teatri Kombëtar. Ky është vullneti politik. Për të mbërritur në realizimin e tij ka shumë elementë, qoftë sa i përket ekspertizave qoftë sa i përket gjetjes së formulave të partneriteteve që do të ndërtojnë një operacion financiar për ta bërë të mundur një projekt të mundur, që nëse i referohemi edhe eksperiencave në Ballkan të paktën bëhet fjalë për shifra shumë të mëdhaja që buxheti i shtetit nuk i ka. Mos harroni që në këto 4 vite jemi në 4 kantiere të rinj teatror, ku është në proces e sipër TOB krejtësisht i rikonstrukturuar, po mbyllin Teatrin Trubina, ka mbaruar teatri në Korçë është rikonstruktuar teatri i Shkodrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kumbaro-vullnet-politik-te-ndertuar-nje-teater-te-ri
Recommended