Ansambli i Kengeve niset ne rrethe (21 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Thyhet akulli më së fundmi për Ansamblin e Valleve Popullore. 10 vjet që kjo trupë ka parë vetëm skenën e Tiranës pa dhënë shfaqje në rrethe. Këtë herë me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe Rinisë dhe Sporteve dhe bashkive të disa rretheve, ansambli do të udhëtojë drejt jugut të Shqipërisë.
Do të jenë Vlora, Gjirokastra, Saranda dhe Lushnja që do të kenë mundësinë të ndjekin të parët repertorin e zgjedhur të muzikës popullore të solistëve, grupit të valleve, grupit vokal dhe orkestrës nën drejtimin artistik të Besim Jazexhiut.
"Atje do të lidhemi dhe me disa artisë të vendit, për të marrë dhe ndonjë këngëtar tipik të rrethit Vlorë. Përgjithësisht mendoj se do të na dalë mirë. Në repertorin e këtij koncerti është një pjesë e premierës që ka dhënë ansambli kohët e fundit dhe një pjesë e zgjedhur nga repertori i një pjese të dhënë gjatë viteve të ansamblit."
Kështu ky bashkëpunim i ka hapur rrugën jo vetëm artistëve të trupës së ansamblit, por dhe spektatorëve në rrethe të cilët kanë vite që artistikisht janë në heshtje./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended