Stervitja shumekombeshe e "Dragon 2000" (21 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
NATO po përgatitet intensivisht për të përballuar një krizë refugjatësh në rast shpërthimi të ndonjë lufte në Malin e Zi. Pikërisht ky është qëllimi i stërvitjes shumëkombëshe "Dragon 2000" e cila zhvillohet në Akademinë e Mbrojtjes në Repartin e Forcave Komando të ushtrisë shqiptare në Zallherr. Kjo stërvitje ka karakter humanitar ku marrin pjesë rreth 300 ushtarë të inkuadruar nga 8 kompani nga Shqipëria, ndërsa me nga një kompani përfaqësohet Gjeorgjia, Italia dhe Turqia.
Gjenerali turk, komandanti i NATO-s për këtë stërvtje tha se krahu juglindor i Aleancës po ndjek zhvillimet në rajon dhe është i përgatitur për çdo situatë lufte reale në Ballkan. Për palën shqiptare, Kolonel Spahiu tha se personali ushtarak shqiptar është i përgatitur në akademitë e NATO-s, ndërsa po punohet për modernizimin e pajisjeve ushtarake.
Vitet 2004-2010 shënojnë rritje të shpenzimeve buxhetore për blerjen e armatimeve të reja për ushtrinë shqiptare. Ndërkohë në muajin mars të vitit të ardhshëm, NATO do të zhvillojë në Shqipëri stërvitjen më të madhe në Ballkan ku do të angazhohen rreth 20 mijë trupa ushtarake. /tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/