Te huajt qe punojne ne Shqiperi (13 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Silvano është një ndër 2000 emigrantët e huaj që punojnë në Shqipëri. Ka një jetë që punon në kuzhinë dhe që nga viti 1993 ai gatuan në restorantet më të mira të Tiranës.
" Kam 7 vjet që jam në Shqipëri. Më pëlqen të punoj këtu se edhe gruan e kam shqiptare dhe kam dy fëmijë me të. Tani për tani nuk kam ndër mend të kthehem në atdhe. Jam i kënaqur me të ardhurat që nxjerr këtu dhe fitoj pothuajse njësoj sa në Itali. "
Silvano është emigrant i rregullt. Në bazë të një ligji miratuar në vitin 1996, të huajve që duan të punojnë tek ne u jepen 1 vit leje qendrimi dhe më pas kjo leje përsëritet sipas kërkesës së emigrantit.
Këto kinezë janë emigrantë të ligjshëm. Ata punojnë për suvatimin e këtij pallati. Shokët e tjerë kanë përfunduar kontratën dhe janë larguar. Ndër 2000 të huajt të punësuar në Shqipëri, shumicën e përbëjnë italianët, grekë, turq, egjiptianë, kinezë dhe shqiptarë të Maqedonisë. Veprimtaria kryesore e tyre është tregtia, ndërtimi, restorantet dhe arsimi.
Përqëndrimi më i madh i tyre është në Tiranë ndërsa në jug shumica janë grek që ndërtojnë rrugët dhe merren me tregti. Ardhja e tyre nuk kërcënon krahun e punës vendas, së pari sepse numri i tyre është i vogël dhe së dyti sipas ligjit për çdo të huaj pronari duhet të marrë në punë dy shqiptarë./


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended