A do te kthehet Leka Zogu ne Shqiperi (23 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
A do të vijë Leka Zogu në Shqipëri? Kjo pyetje ka ditë që qarkullon në ambientet politike dhe jopolitike. Nesër nën kujdesin dhe iniciativës së Bashkisë së Tiranës, zhvillohet ceremoni e dhënies së emrit Ahmet Zogu, një pjese të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit". I ftuar të marrë pjesë nga Bashkia në këtë ceremoni, Leka Zogu ka gjasa të mos vijë. Një nga përkrahësit e tij, deputeteti i Partisë Lëvizja e Legalitetit Guro Durollari, shprehet:
"Për ardhjen vendos vetë Leka I. Deri tani nuk ka një konfirmim për ardhjen e tij në këtë ceremoni."
Deputeti Genc Pollo i cili renditet tek firmëtarët që kërkojnë amnisti për Leka Zogun pohon:
Genc Pollo: Gjithë ne që kemi firmosur dhe besoj se shumë shqiptarë, mendoj se do të ishte dinjitoze që familja mbretërore të merrte pjesë e plotë në ceremoni. Nuk mund të gjykohet historia e shqiptarëve me syzet e komunizmit.
Gazetarja: Zoti Pollo, kam paraysh zgjedhjet e vitit 1997, ju nuk e keni mbështetur atëherë monarkinë, madje keni bërë fushata të ndara madje dhe kundër njëri-tjetrit. Kanë rrjedhur gjërat ndryshe këto tre vite?
Genc Pollo: Jo. Pavarësisht se Partia Demokratike në përcaktimin e saj në program është për një formë republikane të regjimit kjo nuk na pengon në konsolidimin e shtetit shqiptar./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended