Leka Zogu ende ne gjendje te rende - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu, ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore, ne ditën e tretë të shtrimit në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ne Tirane.
Mentor Petrela, mjeku që është kujdesur prej vitesh për shëndetin e Leka Zogut, nuk konfirmon kalimin nga rreziku për jetën. Sipas kartelës mjekësore, Leka Zogu vuan nga një grup sëmundjesh qe i kanë prekur disa organe te trupit. Edhe vetë familja mbretërore, në të vetmin njoftim për mediat, konfirmoi se gjendja është relativisht e rëndë, por nën kontroll. Presidenti Bamir Topi e kryeministri Berisha e kane vizituar Leka Zogun në spital. Sipas mjekëve, familjarët nuk kanë kërkuar kurim jashtë vendit.

Recommended