A do te perfitoje amnisti Leka Zogu (21 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Deputetët socialistë Shullazi dhe Kola janë bashkuar këtë radhë me kërkesën e zogistëve dhe demokratëve sipas së cilës, Leka Zogut duhet t'i jepet amnistia. Nëse për zogistët kjo është normale, firmat e dy socialistëve do të krijojnë një debat në gjirin e parlamentarëve të mazhorancës. Sinjalin e parë e ka lëshur sot kryetari Nano në konferencën e Partisë Socialiste të kryeqytetit. Nano u shpreh sot se Tirana duhet pastruar nga plehrat por dhe nga emri që mban një rrugë kryesore e kryeqytetit.
Nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle, lidhur me firmën e kolegëve të tij për amnisti ndaj Lega Zogut i cili është shpallur në kërkim nga policia, pohon:
"Mendoj se në gjithë listën e deputetëve që kanë nënshkruar për këtë çeshtje, kanë të drejtë morale dhe politike t'a bëjnë, Spartak Ngjela dhe Guri Durullari. Të gjithë të tjerët janë mashtrues politik."
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun pranë Partisë Socialiste Luan Rama shprehet:
"Unë do të thoja është lajthitje dhe papërgjegjshmëri politike që duhet diskutuar me përgjegjësinë më të madhe në forumet përkatëse duke filluar nga grupi parlamentar."/tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended