Cfare do te ndodhe me fatin e femijeve te Erieta Avdylit (30 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Dy fëmijët e Erieta dhe Dritan Avdylit prej 3 muajsh ndodhen në Laç tek xhaxhai i tyre. Komisioni i Kujdestarisë në Bashkinë e Tiranës ka vendosur që Edri 9 vjeç dhe Sibora 4 vjeçe, që pas vdekjes së nënës dhe tashmë me qendrimin në burg të babait të tyre, të jetojnë tek shtëpia e gjyshërve të tyre. 3 ditë në javë tek familja Avdyli dhe pjesa tjetër e javës në familjen Sokoli.
Pas vendimit të Komisionit të Kujdestarisë, nga Gjykata e Faktit është lëshuar një urdhër ekzekutimi për përmbarim. Brenda 10 ditësh ky urdhër duhet të ekzekutohet, ndryshe nga Përmbarimi i Tiranës do të merren masa të tjera duke i dërguar dy nipërit në familjen e gjyshërve nga nëna. Ndërkohë që në familjen Sokoli presin sa më shpejt që sipas urdhrit të Gjykatës t'u vijë në shtëpi Edri dhe Sibora, në apartamentin e çiftit Avdyli dy prindërit e Dritanit thonë se babai i dy fëmijëve dhe pse aktualisht ndodhet në burgim, ka të drejtë të vendosë për djalin dhe vajzën e tij.
Ai i ka lënë në besë të vëllait shprehet çifti i moshuar. Ne i kemi parë fëmijët dhe ata janë mirë dhe për ta kujdeset familja e xhaxhait. Nga ana tjetër, avokati i Dritan Avdylit pretendon se Komisioni i Kujdestarisë nuk mund të vendosë për dy fëmijët e çiftit Avdyli pasi babai i tyre është gjallë dhe Komisoni i Kujdestarisë është një praktikë e vjetër që nuk mund të funksionojë me ligjet e reja të kodit civil.
Pas dosjeve hetimore për zbardhjen e fatit tragjik të Erietës, me vendime dhe urdhra gjyqësore, duket se do të lidhet dhe fati i fëmijëve për të pasur një strehë familjare. Nëna e Erietës me frikën se dhe pas urdhrit gjyqësor nuk do t'a lejojnë të takojë dy nipërit, i mbetet t'i drejtohet dy gjyshërve të tjerë, prindërve dhe dy vëllezërve të Dritanit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended