Studentët e Gjeografisë ekspeditë në Kosovë - (4 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot në mëngjes 12 studentë dhe 12 pedagog të degës së Gjeografisë në Universitetin e Tiranës, u nisën për të realizuar ekspeditën e parë gjeografike në Kosovë dhe në Maqedoni. Si parapërgatitje e ekspeditës shërbeu edhe aktiviteti shkencor me temë ?Kosova dhe viset e tjera shqiptare në këndvështrimin e sotëm?, i cili u organizua përpara dy ditësh në fakultetin e Histori-Filologjisë.

Nëpërmjet referimeve shkencore, studentët krijuan një ide të parë mbi zonat me të cilat ata do të njihen për një javë nga afër. Qëllimi i kësaj ekspedite është jo vetëm njohja e aspekteve natyrore dhe të zhvillimit ekonomik, kulturor e social, por edhe fillimi i një bashkëpunimi midis degës së Gjeografisë këtu dhe homologes së saj në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë kësaj ekspedite grupi do të njihet nga afër me pasuritë e shumta natyrore që paraqet Kosova. Përsa i përketë nëntokës së saj atë mund ta krahasosh me zona të tilla të pasura Ruri i Gjermanisë. Për gjashtë ditë grupi do të vizitoj Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Pejën, Skënderajn, Prishtinën etj. Në këtë mënyrë edhe gjeografët shqiptarë pritet të japin ndihmësën e tyre për njohjen e pjesës tjetër të kombit tonë./tvklan.al

Gazetare ? Genta Popa


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended