Tregjet ushqimore në rrethe - (5 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Tregjet ushqimore burim sëmundjesh dhe infeksionesh. Ky është tregu i Elbasanit. I ndërtuar para 8 vjetësh ky treg ka tregtuar çdo mall të nevojshëm ushqimor dhe industrial. Ndërsa tani vendi e ushqimeve e kanë zënë plehrat dhe pisllëqet nga më të ndryshmet. Shumë pak kanë mbetur tregtarët që shesin akoma edhe këta të detyruar. Por mbushja e tregut me plehra ka sjellë jo vetëm braktisjen e tij por edhe shtimin e rreziqeve që vijnë nga ato mallra që shiten akoma aty, rreziqe që mund të lindin shumë sëmundje.

Kurse këtu jemi në tregun e Përmetit. Problem i papastërtisë dhe mospasjes së higjenës më minimale ekziston dhe këtu. Por në ndryshim me Elbasanin këtu tregu është plot me mallra. Tregtarët përmetar shfrytëzojnë çdo metër në tokë për të tregtuar mallrat ushqimor. Fondet për një treg të ri në Përmet janë dhënë, por nuk dihet se për çarsye nuk nisin punimet duke vazhduar ditët e ankthit nga ushqimet e shitura mes baltës.

Ndërsa tregu i Gjirokastrës edhe pse më i shtrenjtë në çmime se dy të parat është akoma më problematikë. Edhe psë shumë lagjje të qytetit të vjetër lidhen më emrin pazar apo treg, një i tillë i mirfilltë nuk plotëson ende kushtet. Në bashkinë e Gjirokastrës janë paraqitur shumë kërkesa dhe janë hartuar tenderat për shumë tregje, por aktualisht gjirokastritët blejnë në një treg të vetëm. Edhe këtu shitet midis shumë mikrobesh dhe pisllëqesh.

Ky është një vëzhgim i shkurtër në tre qytete të vendit për tregjet e mallrave por që të tillë ka edhe në të tjerat. Tregje ku veç mallit konsumatorët marrin dhe mjaft mikrobe duke u bërë viktima të epidemive të ndryshme./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj