Tepelenë vriten dy policë - (7 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Rishfaqen me gjithë tmerrin e tyre maskat e grabitësve. Sot në mëngjes rreth orës 2 e 10 minuta 4 persona të armatosur kanë zënë pritë në aksin rrugor Tepelene ? Memaliaj dhe kanë vrarë oficerin e divizionit Labëria, kapiten Pëllumb Reiz Shehu dhe policin e komisariatit të Gjirokastrës Sihat Shehu. Dhjetra fishekë automatiku janë derdhur mbi dy personat e vrarë dhe mbi autoveturën me të cilën udhëtonin 5 persona të familjes Shehu nga Gjirokastra për në Tiranë.

Sipas familjarëve që i shpëtuan rastësisht vdekjes nga tre përsonat me maska fillimisht është kërkuar që personat me urgjencë të dorëzonin armët. Polici Sihat Shehu ka kundërshtuar dorëzimin e pistoletës dhe ka qëlluar mbi personat e panjohur, pasi ata nisën të qëllonin me automatik mbi familjarët. Të gjithë të tmerruar kanë dalë nga vetura. Si pasojë e zjarrit oficeri Pëllumb Shehu ka marrë disa plumba ndërsa mbi policin Sihat Shehu është derdhur një karikator i tërë automatiku. Tre personat e tjerë që i shpëtuan vdekjes dy gra dhe një nënoficer i divizionit Labëria thonë për Tv Klan se dy familjarët e goditur nga plumbat vdiqën para se të mbrrinin në spitalin e Tepelenës të ndihmuar nga një shofër taksie.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi i gatshëm i policisë kriminale dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për grupin e autorëve./tvklan.al