Top News - Dokumentari i ‘Top Story’/ Lugina e Vjosës e projektet për HEC-e
  • 4 years ago
Emisioni investigativ pemes nje dokumentari ka aparqitur te gjitha problematikat qe lidhen me projektet per ndertimin e hec-eve ne Vjose dhe perpjekjet e ambientalisteve dhe aktivistefe per te ndalur keto nisma. Parlamenti Evropian përmes një rezolute të vitit 2017 sugjeroi qe lumi i vjoses te shpallej park kombetar dhe te ndalej ndertimi i hec-eve. Në pikën 32 të raportit theksohet se Raportet e Ndikimit në Mjedis të Hidrocentraleve nuk bëhen sipas parashikimeve ligjore. ?Qeveria Shqiptare duhet të pezullojë të gjitha projektet e digave në sistemin lumor të Vjosës, duhet urgjentisht të përgatisin një plan menaxhimi të integruar për basenin e lumit?, ka thene Fritz Schiemer, Profesor në Universitetin e Vjenës. ?228 shkencëtarë i kanë dërguar letër të hapur Kryeministrit për ti dhënë kohë, 3-4 vjet të mbarojnë studimet, ato tregojnë ia vlen apo jo?, Olsi Nika i Eco Albania.

Nëse Vjosa do të shpallej Park Kombëtar, projektet për HEC-e do të mund të rrëzoheshin, por duket se interesat ekonomikë janë të mëdha. Peizazhi është mahnitës kudo. Vjosa për banorët e zonës është jeta, aty sigurojnë, vaditjen për tokat, nga aty varet habitati natyror dhe gjithë zinxhiri ekonomik. Nwse projektet pwr ndwrtimin e heceve do tw vihet nw jetw nw afwrsi tw qesaratit do tw mbyllen shumw biznese, përmbytet rruga kryesore, ikën shkolla, qendra komunës dhe detyrimisht, duhet të ikiN dhe fshati, 3 fshatra Anë Vjosë, Iliras e Qesarat. Banoret e zones thone se shteti i ka favorizuar koncesionarët që do të ndërtojnë digat, mbi kurrizin e tyre, duke shkatërruar çdo aktivitet tregtar. Për këto projekte, ai thotë se askush nuk është pyetur pasi dëgjesat publike janë bërë vetëm formalisht në dokumente. Askush nuk është ulur me banorët. Shkencëtarë nga Univesiteti Boku në Vjenë i janë bashkuar kolegëve të tyre shqiptarë për të studiuar Luginën e Vjosës. Ata kanë mbërritur në vendin tonë për studimin e sedimenteve të rrjedhës së lumit. Sedimentet materiale si gurë, llum ose objekte të tjera, të krijuara nga erozioni që shkakton lumi. ata thone se Një lumë të tillë nuk e sheh më në Europë. ?Ka përmasa mahnitëse. Pjesërisht, e kuptoj, sepse elektriciteti është i rëndësishëm.

Por do të humbni një vend fantastik. Dhe s?do të jetë e lehtë, me të gjitha sedimentet, sepse do të kapen të gjitha nga diga. Do të mbushet shumë shpejt. Do të jetë e vështirë për t?u menaxhuar?, thotë Johann Aigner, Sedimentolog? tyha nje prej tyreper top story. Studiuesit kishin lënë 6 muaj më herët një pajisje që mat nivelin e ujit. Nëpërmjet kësaj të dhëne llogariten edhe prurjet e sedimenteve. Por, fatkeqësisht kjo pajisje moderne ishte grabitur.Të dhëna të rëndësishme kanë humbur, që do të thotë se koha punon në të kundërt të aktivistëve. Studimi i sedimenteve është një proces që mund të kryhet nga Instituti Meteorologjik, por për shkak të mungesës së pajisjeve, sot e kësaj dite, ky institucion shtetëror nuk ka bërë matje të tilla. Edhe një matje që kryhet nga të shkencëtarë të huaj, është dëmtuar...
Recommended