Ora News - Minoritet me 300 firma, ligji i Lleshaj kundërshtohet nga historianët: Antikombëtar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Shteti shqiptar planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky komunitet përbën 20% të popullsisë. Në një propozim të Ministrisë së Brendshme për qeverinë kërkohet që nëse një grup prej 300 personash nëse pretendojnë se janë pakicë kombëtare, ata duhet ti drejtohen një komisioni për njohjen e tyre.

Një grup prej 300 personash që pretendon se i përket një pakice kombëtare mund të njihet nga autoritetet shqiptare, duke iu drejtuar një komisioni të ngritur në Ministrinë e Brendshme.

Kjo e fundit me anë të një projekt vendimi i kërkon qeverisë të ngrihet një komision Ad-Hoc prej 13 anëtarësh për të shqyrtuar kërkesat e reja për tu njohur si pakica kombëtare.

Ky komision ngrihet me urdhër të kryeministrit dhe shqyrtohet nga zv-ministri i brendshëm dhe 3 akademikë që e vlerësojnë kërkesën për njohje si pakicë kombëtare.

Kundërshti për këtë akt janë ngritur nga Instituti i Historisë pranë akademisë së studimeve albanologjike.

Sipas specialistëve të fushës ngritja e këtij komisoni është e panevojshme dhe e dëmshme për interesat kombëtare për të diskutuar rreth ekzistencës së pakicave të reja kombëtare ne vend.

Po ashtu edhe Avokati i Popullit ka kontestuar numrin prej 300 personave te cilët duhet të paraqisin kërkesën për të marr statusin e pakicës kombëtare.

Sipas propozimeve të reja të ministrisë, në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetin vendor.

Krahas përdorimit të gjuhës së minoritetit, u lind e drejta dhe për vendosjen e tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre.

Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t'u kthyer në ligj brenda vitit.

Një vit më parë, vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore në bashkinë e Finiqit u konsiderua e paligjshme pasi ishin edhe në gjuhën greke, por me miratimin e këtij drafti ato do të jenë të ligjshme.

Sot në Shqipëri, ligji i 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare ka njohur 9 pakica kombëtare dhe ato janë pakicat greke, maqedonase, boshnjake, aromune, rome, egjiptjane, malazeze serbe dhe bullgare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/minoritet-me-300-firma-ligji-i-lleshaj-kundershtohet-nga-historianet-antikombetar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended