Report TV - Hapet transporti ndërqytetës dhe në Fier: Do zbatojmë protokollin, nuk rrisim çmimin

  • 4 years ago
Nga dita e nesërme, do të hapet transporti ndërqytetës edhe në Fier. Ilir Lule, Kryetar i Shoqatës së Transportit ka sqaruar se kompanitë kanë pësuar humbje, e megjithatë kjo nuk do të reflektohet në çmim.

"Ne jemi gati të zbatojmë protokollin. Nuk e dinim se do dilte ministrja, ne dolëm këtu në këtë protestë të organizuar më parë. Ne duam vetëm të dalim në punë. Do mbajmë të njëjtin çmim", u shpreh Ilir Lule, Kryetar i Shoqatës së Transportit.

Recommended