Hapet gara për koncesionin e Milot- Fier, Rama: 1.2 mld euro investim! Balluku: Do jetë me pagesë!
  • 4 years ago
TIRANË? Ditën e sotme është çelur gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur se ky aks do të behët me pagesë, e megjithatë ka theksuar se për ata qytetarë që nuk duan të paguajnë do të kenë mundësi që të zgjedhin një rrugë dytësore, me standarte, me shpejtësi më të limituar, që do të ndërtohet nga vetë investitori, pa paguar. Ky aks pritet të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro, teksa detajet i dha ministrja.

"53 km gjurmë rrugë të reja dhe 62 km që do të jenë gjurmë ekzistuese, por të rehabilituara, e gjitha gjurma e ndërtuar si pjesë e segmentin Milot Fiet, do të shoqërohet nga rrugë ndihmëse, dytësore pa pagesë. Të zgjedhin mes rrugës së shpejtësisë pa pagesë, apo rrugëve dytësore të mirëmbajtura nga investitori, por pa pagesë. 0.075 euro për KM për makinë. Garancia që do të garantojë shteti është 1.2 miliard euro, 10% e shumës. 110 km në orë është shpejtësia maksimale dhe i gjithë korridori nga Miloti te Bypasi i Fieri për 1 orë e 15 minuta. Milot-Kashar brenda 2024, ndërsa Kashar-Lekaj 2026", tha Balluku.Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo rrugë do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë aq më tepër në periudhë turistike, pasi lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Kryeministri Vuri theksin se kjo rrugë do të jetë sipas standarteve Europiane, jo siç kanë qenë më parë "shto ujë e shto miell" dhe mbi të gjitha do të ulë numrin e aksidenteve.
Recommended