Report TV - Rruga e Kombit me pagesë, qeveria hap përsëri tenderin për koncesionin

  • 8 years ago
Duket se qeveria nuk ka ndër mend të heqë dorë nga koncesioni i mirëmbajtjes së "Rrugës së Kombit", që parashikon vendosjen e një tarife për kalimin e saj. Në më pak se dy muaj nga dështimi i përpjekjes për kalimin e këtij shërbimi te subjektet private, Qeveria ka shpallur një tender të ri që parashikon përsëri dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës për 30 vite.

Si dhe në tenderin e vitit të shkuar, bëhet fjalë për një koncesion që parashikon Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Rehabilitimin e Autostradës Milot- Morinë.

Në shpalljen publike për tender, Ministria thekson se koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë ë re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeo-teknike të stabilizimit.

Tentativa e fundit e qeverisë për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e aksit Milot-Morinë në Rrugën e Kombit dështoi në ditët e fundit të dhjetorit të shkuar.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që ofertat e paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk përbënin interes publik duke qenë se ishin dy herë më të larta se pritshmëria e qeverisë.

Në tenderin e fundit dorëzuan ofertat dy kompani, grupi kinez i quajtur ?China Construction?, ndërsa oferta e dytë i përkiste një konsorciumi mes ?Vendeka Bilgi? dhe kompanisë ?Salillari?.

Gjatë zhvillimit të tenderit u mësua se parashikohej një tarifë prej 5 eurosh për kalimin e Mjeteve në Rrugën e Kombit.

Recommended