Report TV - Tiranë, tritol një makine tek rruga Siri Kodra, shpërtheu sa u hap dera
  • 5 years ago
TIRANE- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në rrugën Siri Kodra në kryeqytet, në zonën e njohur si 'Frigoriferi'. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një makinë tip Benz në pronësi të Artion Bylykut, e cila qëndronte e parkuar pranë një pallati. Ajo ka shpëthyer sapo ky i fundit ka hapur derën e automjetit, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:45, kohë kur kjo zonë është mjaft e populluar edhe nga fëmijët e shkollave.Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërkohë policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Recommended