Ora News - Hapet gara e koncensionit për rrugën Milot-Fier
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Qeveria ka hapur procedurat për ndërtimin me koncesion të autostradës Milot-Fier. Sipas dokumenteve zyrtare, nëse fluksi i qarkullimit nuk do të jetë ai i parashikuar në sstudim, kompania fituese do të ketë një garanci prej 121 milionë eurosh prej qeverisë shqiptare. Koncesioni do të ketë një afat prej 35 vitesh dhe dosjet e aplikuesve do të hapen në fund të shtatorit.

Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi I automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për konceisonarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040. Të ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë 1.7 miliardë euro.

Por megjithatë Kjo është garancia maksimale, pasi një nga kriteret kryesore që do të jetë në përzgjedhjen e fituesit do të jetë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Ndër dokumentet e kërkuara është dhe ajo e inxhinierit të pavarir I cili në pesë vitet e fundit duhet të ketë realizuar projekte me vlerë e 150 milionë eurove, dhe të ketë përfunduar projekte të ngjashme në 60 kilometër në autostradë me një çmim të mbledhur të kontratës më të lartë se 5 milion euro.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/hapet-gara-e-koncensionit-per-rrugen-milot-fier/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended