Top News - Covid 19, denoncimi i PD/ "Të infektuarin e nxorrën negativ"

  • 4 years ago
Partia Demokratike ka denoncuar se një 69-vjeçari në Mjedë të Vaut të Dejës i është ngatërruar rezultati i tamponit për COVID-19, dhe pavarësisht simptomave është nxjerrë negativ. Ish deputeti I PD Bardh Spahia në një reagim në rrjetet sociale thotë se i moshuari ka qenë me COVID-19 dhe kjo është zbuluar gjatë qendrimit në spital dhe simptomave të pandryshuara.

?Gjatë qëndrimit në spital për të trajtuar simptomat që vijojnë akute, kuptojnë se është bërë ngatërresa në rezultat, dhe 69 vjecari ka qenë pozitiv. Këtu merr fund refuzimi për ta dërguar në Tiranë dhe sillet me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në spitalin infektiv. Ndërkohë, personi ka qëndruar mbi 24 orë në spital, në kontakt me pacientë të tjerë, me personel shëndetësor e mbështetës, e familjarë. Ja pra një mënyrë se si përpapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!

Denoncimet janë të shumta sesi refuzohet testimi për familjarë të një personi të prekur, edhe kur për shkak të Covid ka ndërruar jetë e kjo së fundmi ka ndodhur në Tiranë, shprehet ndër të tjera Spahia.
Ish deputeti thekson se sugjerimi I PD mbetet i njëjtë që prej fillimit bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera: të rritet numri i tamponëve sa më shumë: të testohet rregullisht i gjithë personeli mjekësor, të mos injorohen ankesat e qytetarëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Denoncim#TopChannel