Denoncimi/ PD: Qeveria detyron bizneset të ndërrojnë kasat fiskale
  • 5 years ago
Partia Demokratike thotë se të gjitha bizneset duhet të ndërrojnë kasat fiskale pasi qeveria ka ndryshuar parametrat e tyre, dhe kasat ekzistuese dalin jashtë përdorimit pasi transmetojnë shitjet vetëm në fund të ditës, dhe jo për cdo shitje sikur kërkon vendimi i ri i qeverisë. Denoncimi është bërë ditën e sotme përmes një deklarate për mediat nga selia blu nga deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa.

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës.

Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 ? 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet.

Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fiskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese.

Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë ? ?transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve?.

Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale. Kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktuar kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80-100 milionë euro.

Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet! Ky projekt cëno konkurrencën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese. ?

Deklarata e plotë e deputetit të PD, Endri Hasa
Recommended