Report Tv - PD: Qeveria detyron bizneset të ndërrojnë kasat fiskale. Ahmetaj: Nuk ka VKM

  • 5 years ago
Partia Demokratike thotë se të gjitha bizneset duhet të ndërrojnë kasat fiskale pasi qeveria ka ndryshuar parametrat e tyre, dhe kasat ekzistuese dalin jashtë përdorimit pasi transmetojnë shitjet vetëm në fund të ditës, dhe jo për cdo shitje sikur kërkon vendimi i ri i qeverisë. Denoncimi është bërë ditën e sotme përmes një deklarate për mediat nga selia blu nga deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, i cili ka thënë se qeveria ka miratuar një vendim i cili sipas PD, detyron bizneset që ti ndërrojnë kasat. 

"Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fiskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese."-tha Hasa. 
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Ahmetajt, i cili mohon një vendim të tillë.

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës.

Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 ? 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet. 

Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fiskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese.

Recommended