Denoncimi i PD-së: Ja 9 ish-spiunët e Sigurimit që u promovuan në poste të larta drejtuese në SHISH

  • 5 years ago
TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi sot se Shërbimi Informativ Shtetëror nën drejtimin e Helidon Bendos ka emëruar të paktën 9 ish-oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit. Demokrati Alibeaj publikoi edhe një listë me emrat dhe pozicionet që ata janë emëruar. Emrat e denoncuar nga PD-ja janë; Rafail Milo, Qerim Dedja, Mevlud Matraku, Vladimir Elezi, Gëzim Bime, Ilir Tafa, Sokrat Mite, Agim Karralli dhe Rinald Serhani.

Deputeti demokrat theksoi se për dy emrat e parë Rafail Milo dhe Qerim Dedja Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjaftueshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të tjerët, ka prova të qarta në dosjet e tyre personale në SHISH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës. Ai e mbylli deklaratën duke akuzuar se pas bashkëpunimit me krimin, Rama po kthen në nivele të larta drejtimit njerëzit e shërbimit sekret më të egër të Lindjes, Sigurimit të Shtetit. Dje, PD-ja denoncoi rastin e Prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi (lexo këtu).

Recommended